Vrasja e kamarierit në lokalin e Gjergj Lucës, arrestohet 34- vjeçari

E publikuar: 26/02/2022 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar bashkëpunëtori i vrasjes së kamerierit Gazmend Kurmaku 50 vjeç në Elbasan ngjarje e ndodhur në tetor të vitit të kaluar. Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar personi i identifikuar me iniciale L. D., 34 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Kryekamarieri Gazmend Kurmaku, 50 vjeç në restorantin e Gjergj Lucës, u godit me sende të forta dhe me grushte nga Erjon Llapushi i cili kishte shkuar si klient, ku ishte ulur në një tavolinë të rezervuar. Në atë moment kryekamarieri Gazmend Kurmaku e ka njoftuar të riun se tavolina ku ishte ulur ishte e zënë, por Erjon Llapushi e ka kundërshtuar duke e ofenduar dhe më pas e ka goditur. Si pasojë e sulmit fizik 50-vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni ku më pas përfundoi në gjendje kome.

Pas këtij momenti dyshohet se Llapushi ka kërcënuar edhe punonjësit e tjerë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur, por u arrestua një ditë më vonë.