Ukraina thotë se 3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë

E publikuar: 26/02/2022 08:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia është duke u përballur me humbje të mëdha njerëzish në luftën që tashmë ka hyrë në ditën e tretë.

Sipas faqes së ushtrisë së Ukrainës në Facebook, më shumë se 3 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë dhe pothuajse 200 të tjerë janë zënë robër.

Tutje, sipas tyre, Rusia ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

Por, sipas BBC, kjo gjendje nuk është e verifikueshme akoma.

Kujtojmë se sot është dita e tretë prej se kur forcat ruse kanë shkelur në tokën ukrainase, gjë që ka çuar në luftë të ashpër./kk/