Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka votuar për një rezolutë që e dënon pushtimin rus të Ukrainës.
Për rezolutën votuan 11 shtete anëtare, tre abstenuan (Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe një votoi kundër (Rusia). Meqenëse Rusia ka të drejtën e vetos, rezoluta nuk u mbështet.
Por SHBA-ja dhe aleatët e saj do ta shohin si një fitore që Rusia të votojë e vetme dhe Kina të abstenojë, shkruan theguardian.


















