Ushtria ukrainase përgjatë një beteje të ashpër në Vinnytsya të Ukrainës, ka rrëzuar një avion ushtarak rus të tipit Sukhoi Su-25.
Lajmi është bërë i ditur nga reporteri ukrainas i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në Twitter.
“Sukhoi Su-25 rus u rrëzua në një përleshje të ashpër pranë Vinnytsya-s. Armiku ndoshta po përpiqej të sulmonte depot e municioneve në Kalynivka”, thuhet në postimin e tij.


















