Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione të reja, të gjera ndaj Rusisë.
Këtë e bëri të ditur Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen duke folur për një moment vendimtar për Evropën.
Sanksionet do të synojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë sektorin financiar, energjinë, transportin dhe vizat për elitën ruse, tha ajo pas një takimi që përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bruksel, shkruan BBC.
Von der Leyen tha se masat e miratuara do ta bënin të pamundur për Rusinë blerjen e teknologjisë për të përmirësuar rafineritë e saj të naftës ose pjesë këmbimi për avionët.
“Paketa e sanksioneve masive dhe të synuara etë miratuara sonte tregon se sa e bashkuar është BE-ja”, shkroi ajo në Twitter.

















