Sulmet ruse në Ukrainë: Kurti iu bën thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në Ballkan

E publikuar: 25/02/2022 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti EU

Albin Kurti EU

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për situatën në Ukrainë, duke iu bërë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Kurti përmes një cicërime në twitter.

“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shtoi kryeministri.