Pas ngjarjeve në Ukrainë, Haradinaj ka disa kërkesa ndaj krerëve të shtetit

E publikuar: 24/02/2022 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haraidinaj, i ka bërë thirrje krerëve të institucioneve që të reflektojnë krahas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Haraidnaj i ka bërë thirrje presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit për tri çështje.“Pushtetarë të Kosovës:

Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar, 1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë; 2. Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë; 3. Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës. Thirrni ndërgjegjës suaj për hir të fëmijëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.