Kurti: Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës

E publikuar: 24/02/2022 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës, raporton Ekonomia Online.“Byroja nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës. Me diasporën mund të këtë raste të rralla, nëse pasuria është transferu të shtetet tjera.

Byroja i merr të dhënat përmes bashkëpunimit të saj me projektligjin dhe do t’i mundësohet qasja me agjenda shtetërorë dhe në rastet kur marrja e të dhënave do të jetë sipas standartëve ligjore vetëm atëherë do të konsiderohet e dhëna ligjore e faktike.

Në raste kur byrosë nuk i ofrohen ato të dhëna, atëherë byroja ka të drejtë t’i kërkojë ato të dhëna përmes Gjykatës”, ka thënë Kurti.Kurti tha se byroja nuk mund ta konfiskoj pasurinë, duke thënë se i vetmi për ta bërë këtë është Gjykata.Kurti tha se ankesë kanë të drejtë të paraqesin edhe pala edhe Byroja.