Anti-Droga në aksion, bastisje edhe në lagjen “Marigona” në Prishtinë

E publikuar: 23/02/2022 23:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e aksionit të njësiteve të Anti-drogës, bastisje kundër narkotikëve janë duke u zhvilluar edhe në lagjen “Marigona”, në Çagllavicë të Prishtinës.

Burimet Insajderit kanë bërë të ditur se në këtë lagje aktualisht gjenden ekipe të njësitit Anti-drogë dhe Dogana e Kosovës.

Bastisje janë kryer edhe në disa lokacione të tjera në Prishtinë dhe në Pejë.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit.Ndërkaq është bërë e ditur se 7 persona janë arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim.