Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar deklaratën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për njohjen e dy rajoneve të shkëputura nga Ukraina.
“Njohja e dy territoreve separatiste në Ukrainë është një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial të Ukrainës dhe marrëveshjeve të Minskut”, tha Von der Leyen.
“BE-ja dhe partnerët e saj do të reagojnë me unitet dhe vendosmëri në solidaritet me Ukrainën”, shkruan BBC.

















