Humb jetën ambasadorja italiane, dyshohet se ra nga ballkoni

E publikuar: 21/02/2022 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja italiane në Australi ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni, në qytetin e saj të lindjes.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ambasadorja Francesca Tardioli është gjetur e vdekur jashtë një shtëpie në Foligno, në veri të Romës.

Mësohet se ajo kishte shkuar për pushime.

Bëhet e ditur se vdekja e saj është duke u hetuar, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadorja e Australisë në Itali, Margaret Twomey.
“Lajm tronditës për ndarjen nga jeta të ambasadores Francesca Tardioli. Mike e dashur. Kolege brilante. Diplomate shumë e respektuar”, shkroi ajo në Twitter.