Down Syndrome Kosova financohet nga projekte ose donacione të huaja.
Shërbimet e logopedit, psikologut dhe fizioterapeutit mund të mos jepen për fëmijët me sindromën ‘down’ në mungesë të parave, njofton Klan Kosova.
Kështu organizata ka nisur një fushatë nga muaji mars i vitit të kaluar duke kërkuar financim nga qeveria për këto shërbime, por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Duke e çuar topin tek ndërtesa e qeverisë çdo muaj kërkohet më shumë vëmendje nga institucionet ndaj nevojave të këtij komuniteti.
Klan Kosova ka kontaktuar me zyrën e kryeministrit rreth kësaj çështjeje, mirëpo edhe pas tre ditësh nuk ka marrë përgjigje