Një grua që peshonte 445 kilogramë ka arritur të humbasë 80% të masës së saj trupore, pas 11 operacioneve të kryera që nga viti 2011.
34-vjeçarja Mayra Rosales është quajtur “vrasësja gjysmëtonëshe” pasi gënjeu duke thënë se kishte vrarë nipin e saj të vogël duke e shtypur në gjumë pa dashje në vitin 2008.
Por, Mayra e bëri këtë deklaratë për të mbrojtur motrën e saj, vrasësen e vërtetë të Eliseos. Autopsia tregoi se djali kishte vdekur nga plagë të ndryshme në kafkë. Nëna e djalit u dënua me 15 vite burg dhe Mayra vendosi që të binte në peshë në mënyrë që të kujdesej për fëmijët e tjerë të motrës së saj.
Për ‘ABC13’ ajo tha: “Tani, ha që të jetoj. Më parë, jetoja për të ngrënë.”
Zonja Rosales është trajtuar nga një doktor në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe humbi 5 kilogramë në 10 ditët e para. Ajo ra edhe 220 kilogramë para se të niste operacionet.
Tashmë, Mayra Rosales peshon 90 kilogramë dhe ka gjetur një të dashur.