Kurti ditën e dytë në Mynih e nis me senatoren amerikane Ernst

E publikuar: 19/02/2022 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka filluar sot ditën e dytë të qëndrimit të tij në Mynih në kuadër të Konferencës për Siguri me një takim me senatoren amerikane, Joni Ernst.

Kurti ka shkruar se Ernst është përkrahëse e madhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thotë se janë pajtuar që prania e NATO-s në rajon për sigurimin e paqes është e domosdoshme.

“Takimi i parë në ditën e dytë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ishte me senatoren Joni Ernst.
Senatorja Ernst është një mike e madhe e Kosovës në Senatin Amerikan dhe një mbështetëse e madhe e Forcës sonë të Sigurisë. U pajtuam që NATO është e domosdoshme për sigurimin e paqes në rajon”, ka shkruar Kurti.