Brad Pitt padit Angelina Jolie-n, kjo është arsyeja

E publikuar: 18/02/2022 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie, për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku.

Çifti e blenë vreshtin në Chateau Miraval më 2008 dhe u martuan atje gjashtë vjet më vonë.
Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre pa lejen e tjetrit, shkruan BBC.

Por Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike në pronësi të një oligarku rus.

Avokatët e aktorit fitues të Oskarit thanë se Chateau Miraval, i përbërë nga një shtëpi dhe një vresht në jug të Francës, ishte “bërë pasion i Pitt” dhe, nën kujdestarinë e tij, ishte rritur në një “histori suksesi ndërkombëtar shumë milionë dollarësh”.

Prona gjendet në fshatin Correns në Francën juglindore, ndwrsa thuhet se u ble nga çifti për rreth 25 milionë euro.