Del në ankand ‘kubana’ që Michael Jordan e kishte lënë në gjysmë!

E publikuar: 18/02/2022 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shtëpi ankandi në New York po ofron një artefakt të pazakontë të relikteve sportive – një cigare puro, të njohura si “kubana”, cigare kjo që ish-basketbollisti Michael Jordan e kishte konsumuar deri në gjysmë.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania Lelands, e specializuar në relikte sportive, e cila njoftoi se puroja ishte marrë nga një prej agjenteve të tyre.

Agjentja ishte takuar me ish-yllin e ligës NBA në Arizona Baltimore Resort, në vjeshtën e vitit 2021 dhe i kërkoi atij një foto.

“Para se të bënte foton, ai e ndali puro- cigaren në shpuzore , bëri një foto të shpejtë dhe iku. Pasi vuri re se Michael e kishte lënë gjysmën e puros në shpuzore, agjentja jonë vendosi që ta merrte atë”, thuhet në sqarimin e lëshuar nga kompania Lelands.


Ankandi u hap të enjten me një ofertë fillestare prej 500 dollarë.

Një nga basketbollistët më të mirë të botës, shtatë herë kampion i NBA me Chicago Bulls, Michael “Air” Jordan është konsumues pasionant i cigareve puro.