Ditën e parë të Konferencës së Sigurisë Kurti e nisi me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn

E publikuar: 18/02/2022 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e parë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, e nisi me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Kurti bëri me dije se nga Hahn kërkoi më shumë ndihmë financiare e teknike për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.



Bashkë me Kurtin, në Mynih është edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.