Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Majac të Podujevës.
Rastin në polici e ka njoftuar vëllai i viktimës i cili ka thënë se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vëllai i tij viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpi dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë, përcjellë infosot.


















