Molliqaj: Rryma është shtrenjtuar për të gjithë, mbi 300% për ata që shpenzojnë mbi 800kWh

E publikuar: 17/02/2022 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar një ditë pas publikimit të vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike nga ZRrE. Molliqaj ka thënë se protestat e tyre para ZRrE-së ishin të drejta pasi që u vërtetua shtrenjtimi i çmimit të rrymës për të gjithë.

“Protesta jonë shfaqi mashtrimin e tyre”, shkruan Molliqaj.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Kurti: Çështja e njohjeve dhe anëtarësimeve është një punë shumë delikate …

Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Ai thotë se ata që shpenzojnë deri në 800 kWh do të kenë rritje të çmimit të rrymës për 21%, ndërsa që tarifa e lartë është rritur për 311.11%.

“E vërtetoi ZRrE-ja. Vendimi për rritjen e çmimit të rrymës u publikua. Çmimi është rritur për të gjithë. Për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh rritja është 21%. Për ata që shpenzojnë mbi 800kËh, tarifa e lartë është rritur për 311.11% ndërsa e ulëta për 311.4%”, shkruan ai.

Kryetari i PSD-së shton se kërkesat e tyre të vazhdueshme për publikim të vendimit ishin legjitime për arsye se, sipas tij, ZRrE tentoi të mos e publikonte fare atë.

“Tash po e kuptojmë se pse tentuan të kalojnë pa e publikuar vendimin. Sepse vendimi është shumë më skandaloz se që u tentua të na shitej nga propaganda. Prandaj vetëm pas protestës tonë te zyret e ZRrE-së, dhunës policore ndaj aktivistëve dhe arrestimit dhe mbajtjes për 3 ditë në burg i 6 aktivistëve, qeveria dhe ZRrE u detyruan që të publikojnë mashtrimin e tyre. Mobilizimi qytetar po ka efekt. Ne e frenuam një vendim te dëmshëm, por nuk e kemi ndalur plotësisht. Prandaj përpjekjet duhet të jenë të përditshme dhe të përbashkëta.”, shtoi ai në një postim në Facebook.

Ai po ashtu kërkoi që postimi i tij të shpërndahet sa më shumë për shkak se janë “informata që qeveria dëshiron t’i fshehë”