Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

E publikuar: 17/02/2022 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 135 pacientë nga Covid-19.Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 100 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 10 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 48 pacientëMjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientëKlinika e Pediatrisë, 4 pacientëKlinika Obstetrike Gjinekologjike,

6 pacientëSpitali i Prizrenit,12 pacientëSpitali i Pejës, 9 pacientëSpitali i Gjilanit, 13 pacientëSpitali i Gjakovës, 13 pacientëSpitali i Mitrovicës, 5 pacientëSpitali i Ferizajt, 12 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 2 pacientë