Fjalimi i Kurtit në Kuvend që bëri që opozita ta lëshojë sallën

E publikuar: 17/02/2022 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne për nder të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka folur për të arriturat e shtetit të Kosovës në këto 14 vjet duke u fokusuar në të arriturat që ai i ka përmendur që nga marrja e mandatit.

Kurti ka filluar me krizën me pandeminë e deri te rritja e çmimeve. Ai ka thënë është i vetëdijshëm se shtrenjtimi i çmimeve ka prekur qytetarët, disa prej të cilëve jetojnë në kushte të rënda. Kurti ka thënë se duke e ditur këtë e ndjen edhe ai peshën e gjendjes ekonomike në të cilën jetojnë qytetarët.Kurti tutje përmendi krizën energjetike e pandeminë, si dhe shtesat për punëtorët.

“Shpallja e pavarësisë ishte rezultat i luftës sonë çlirimtare dhe sakrificës së vazhdueshme të popullit tonë. Kriza me pandeminë dhe energjinë kanë prekur secilin shtet duke dëmtuar edhe strukturën e shoqërisë por edhe mungesën e planifikimit tonë afatgjatë dhe mungesën e strategjisë. Krizat kanë prekur të gjithë qytetarë, unë e ndej peshën që kanë shtuar te secili qytetar sepse i di kushtet në të cilat jetojnë, me paga të ulta e pa kursime.Në fakt ishte pikërisht kjo gjendje e rëndë e humbja e besimit në drejtësi e barazi ajo që solli ndryshimin e 14 shkurtit. Vitin 2021 e mbyllëm me një rritje ekonomike prej 9.9 përqind, shifra më e lartë që nga shpallja e pavarësisë. Filluam për herë të parë me ndarjen e shtesave për nënat lehona dhe shtesat për fëmijë. Falë luftës ndaj korrupsionit e krimit, Kosova është renditur e para dhe u ngrit për 17 vende në luftimin e korrupsionit”, tha Kurti.

Kryeministri po ashtu u shpreh se kanë thelluar bashkëpunimin me aleatët në fushën ndërkombëtare.
Ai u shpreh se qytetarët po e ndiejnë ndryshimin, mirëpo se problemet që i kanë trashëguar nuk rregullohen për një ditë.

“Në rrafshin ndërkombëtar kemi thelluar bashkëpunimin me vendet aleate. Po investojmë më shumë se Kurrë në ushtrinë e Kosovës. Kemi realizuar numër rekord vizitash jashtë dhe brenda vendit dhe kemi ridefinuar dialogun me Serbinë. Qytetarët e kuptojnë dhe e ndjejnë se ndryshimi po ndodh çdo ditë dhe janë të vetëdijshëm se dëmet e mëhershme nuk rregullohen për një ditë. Qeveria duhet të bëjë.E pranoj që njerëzit do të thonë çdo ditë lloj lloj gjërash për mua dhe unë do të mbroj të drejtën e tyre për të thënë sepse lufta jonë nuk ishte vetëm për çlirim, por edhe për liri të mendimit”, u shpreh Kurti.

Ky fjalim i Kurtit bëri që opozita ta lëshojë sallën.