Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve. Ai thotë se kjo rritje e çmimeve i vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë të përditshme.
Abdixhiku tutje thotë se përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.

“Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.
Shkrimi i tij:

















