Tahiri: Do të kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagave për stafin politik

E publikuar: 15/02/2022 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar draft-ligjin e pagave, i cili doli në publik sot.

Tahiri në emisionin ‘Prime Time’, në Kanal10 ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së do të kundërshtojë çdo rritje pagash për kryeministrin, ministrat dhe deputetët.

“Nuk e dijë qëndrimin e Qeverisë Kurti, mirëpo si grup parlamentar i Partisë Demokratike pa dyshim që do ta kundërshtojmë fuqishëm edhe ngritjen e pagave edhe të deputetëve, kryeministrit, edhe të ministrave, sepse vendi ka hyrë në një krizë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të kemi ngritje të pagave të strukturave të stafit politik në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri.