Një prift katolik ka dhënë dorëheqje pasi një hetim i kishës gjeti se performoi pagëzime të pavlefshme gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij mbi 20-vjeçare, ka thënë një tjetër kryepeshkopi i dioqezës së Phoenix, raporton CNN.
Prifti Andres Arango i cili performoi mijëra pagëzime, ka thënë: “Ne të pagëzojmë ty në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”. Por, kryepeshkopi Thomas Olmsted shpjegoi fjalës “Ne pagëzojmë” duhet të ishin “Unë të pagëzoj”.
“Çështja me përdorimin e ‘ne’ është se komuniteti nuk pagëzon një person, është Krishti dhe vetëm ai që pagëzon”, ka thënë Olmsted.
Gabimi nënkupton se disa persona duhet ta përsërisin pagëzimin, sipas dioqezës.
“Më mërzit fakti që kam performuar pagëzim invalid përgjatë mandatit tim si prift duke përdorur vazhdimisht formulën e gabuar”, ka thënë Arango.