Kosova 28 vende më poshtë se vitin e kaluar, në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation

E publikuar: 15/02/2022 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është ranguar në vendin e 86-të në indeksin për liri ekonomike të Heritage Foundation, plot 28 vende më poshtë krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2021, Kosova u radhit në vendin e 58-të.


Nga vendet i rajonit vetëm Mali i Zi është më keq se Kosova, i cili është radhitur i 103-ti derisa Shqipëria qëndron më mirë si e 50-ta në listë.

Serbia është në vendin e 59-të dhe Bosnje e Hercegovina e 68-ta.


Indeksi i Lirisë Ekonomike është një indeks dhe renditje vjetore e krijuar në vitin 1995 nga instituti konservator “The Heritage Foundation” dhe “The Wall Street Journal” për të matur shkallën e lirisë ekonomike në vendet e botës.