Biden uron Kosovën: Ka dëshmuar lidership në arenën ndërkombëtare

E publikuar: 15/02/2022 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka uruar Kosovën në 14-vjetorin e pavarësisë.
Biden tha se Kosova ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare gjatë këtij viti.

“Presidenti Biden, në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë”.

Letra e urimit u publikua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe mund ta lexoni përmes linkut:

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/493691242115420