Kancelari gjerman pas takimit me Putin: Është detyra jonë të parandalojmë një luftë në Evropë

E publikuar: 15/02/2022 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

15 February 2022, Russia, Moskau: German Chancellor Olaf Scholz (SPD, l) and Russian President Vladimir Putin give a joint press conference after a one-on-one meeting lasting several hours. Scholz met the Russian president for talks on the situation on the Ukrainian-Russian border. Formally, this is an inaugural visit by the chancellor. Photo: Kay Nietfeld/dpa (Photo by Kay Nietfeld/picture alliance via Getty Images)

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu shqetësim për atë që ai e quajti “shenja e krizës kërcënuese në Evropë”, gjatë një konference për shtyp në Kremlin me presidentin rus Vladimir Putin.

Scholz tha se të dy diskutuan në mënyrë të kuptueshme për mbledhjen ushtarake ruse në kufirin ukrainas.
“Nuk mund të theksoj më shumë, se sa të shqetësuar jemi,” tha Scholz.

“Është urgjente të kemi një de-përshkallëzimin në mënyrë që të mos kemi një luftë në Evropë”, tha Scholz, duke shtuar se “opsionet diplomatike janë ende atje”.

Scholz tha se Putin dhe ai ranë dakord se formati i Normandisë ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit ukrainas.

“Është detyra jonë të parandalojmë një luftë në Evropë”, tha Scholz.

“Për ne gjermanët, por edhe për të gjithë evropianët, është e rëndësishme që siguria e qëndrueshme nuk mund të arrihet kundër Rusisë, por vetëm me Rusinë”, tha kancelari gjermane.

“Besoj se jemi në situatën që të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të bërë të mundur një zgjidhje paqësore. Ajo që është e rëndësishme për mua është që bisedimet të zhvillohen në këtë grup kontakti trepalësh, pra në Minsk”, tha Scholz gjatë konferencës për shtyp../TCH/