Ti m’ke mua – Fifi publikon fotografi me partnerin e ri

E publikuar: 13/02/2022 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filloreta Raçi është duke e shijuar romancën me biznesmenin Adis Patushi, që u bë publike javë më parë kur dyshja shkëmbyen puthje gjatë një koncerti, në Tiranë.

Nuk kishte vonuar shumë dhe këngëtarja dhe partneri i saj kishin nisur të shpërndanin imazhe të përbashkëta në profilet respektive.

Derisa fansat janë të interesuar të shohin më shumë nga dyshja, Fifi është kujdesur që të shpërndajë fotografi në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 723 mijë ndjekës.

“Ti m’ke mua”, është përshkrimi i fotografisë së realizuar në Durrës, ndërkohë që këngëtarja e ka etiketuar edhe partnerin e saj që po ashtu e ka shpërndarë fotografinë në profilin e tij.