Një viktimë nga të shtënat me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme

E publikuar: 13/02/2022 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prekë Tonaj 48 vjeç ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në Shkodër.Ai ishte punonjës i ujësjellës kanalizimeve.

Gjatë mbrëmjes së sotme u raportua për të shtëna me armë zjarri, ku dyshohej për një të vrarë.
Ngjarja ndodhi në Shkodër, në fshatin Grudë.

Për momentin nuk dihen të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa policia është në vendngjarje.