Mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA, Kurti bën thirrje të vazhdohet me vaksinim

E publikuar: 12/02/2022 19:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se sot janë shënuar mbi 1.8 milionë doza të vaksinës anti-COVID të administruara në Republikën e Kosovës.

Ditën e djeshme, Kosova ka pranuar një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej 515,970 dozave shtesë, ku në total arrihen mbi 1 milion vaksina të dhëna nga ShBA.

“Ky donacion do ta ndihmojë Kosovën që të zgjerojë sa më shumë imunitetin mes popullatës sonë. U jemi përjetësisht mirënjohës ShBA-së dhe aleatëve të tjerë që kanë kontribuar në betejën tonë kundër COVID-19”, shkroi Kurti në Facebook.

Në anën tjetër, Albin Kurti u bën thirrje të gjithë qytetarëve të marrin sa më shpejt dy dozat e para.

Shkrimi i plotë i Kurtit, në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/489579855869080