Parashikimi i motit per nesër

E publikuar: 12/02/2022 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, thotë Instituti Hidrometerologjik.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.