Kundërshtimi i shtrenjtimit të energjisë: Fillon takimi i “Opozitës së përbashkët”, PDK e LDK s’marrin pjesë

E publikuar: 11/02/2022 13:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe AKR-ja janë mbledhur së bashku në një takim për ta kundërshtuar rritjen e faturave të energjisë elektrike në vend, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim pos partive politike po marrin pjesë edhe sindikata të ndryshme në vend, të cilët njëzëri po e kundërshtojnë shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike.Nga PSD të pranishëm janë kryetari i Kësaj partie, Dardan Molliqaj, Qëndron Kastrati dhe Teuta Rrusta.

Ndërkaq LDK dhe PDK partitë më të mëdha opozitare të cilat njëzëri kundërshtuan vendimin e ZRRE-së nuk ishin të pranishëm.