Pacolli uron shqiptarët pasi Gjermania njeh patentë shoferët: Danke Deutchland!

E publikuar: 11/02/2022 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania tashmë njeh patentë shoferët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Bundesrati votoi sot me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve.

Këtij lajmi iu gëzua kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili uroi të gjithë shqiptarët përmes Facebook-ut.

“Gjermania njeh patentë shoferët nga Kosova dhe Shqipëria. Urime gjithëve”, ka shkruar ai.