Pantina: Të thuash s’e kam ditur sa pare kam marrë dhe për çfarë arsye, ose je injorant ose gënjeshtar, ndoshta të dyja bashkë

E publikuar: 11/02/2022 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, më pas e PSD-së, Shqipe Pantina, ka treguar se mëditjet dhe kompensimet për udhëtime jashtë vendit paguhen ndaras nga paga bazë për deputetët.

“Prandaj të thuash se nuk e ke ditur sa pare ke marrë dhe për çfarë arsye, ose je injorant ose gënjeshtar, e ndoshta edhe të dyja bashkë”, ka shkruar Pantina në Facebookun e saj.

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë mbrëmë në televizionin publik të Kosovës, është arsyetuar se nuk e ka ditur se ka marrë rreth 4 mijë euro në emër të shpenzimeve të udhëtimit, në kohën sa ka qenë deputete. Për më keq, Osmani i ka marrë këto pagesa, duke pretenduar se udhëton nga Mitrovica, megjithëse ka jetuar në Prishtinë.

“Secili deputet për çdo muaj pranon në kutinë e tij/saj postare një dokument prej Sekretariatit (Departamenti i Financave) ku i tregohet per pagesat që i janë bërë për muajin paraprak e që është i ndarë në: pagë bazë, mëditjet nga pjesëmarrja në seanca, mëditjet nga pjesëmarrja në komisione, pagesa për shujtat ditore dhe shpenzimet e udhëtimit”, thotë Pantina.

“Mëditjet dhe kompensimet për udhëtime jashtë vendit paguhen ndaras. Prandaj të thuash se nuk e ke ditur sa pare ke marrë dhe për çfarë arsye, ose je injorant ose genjeshtar e ndoshta edhe te dyja bashkë”, thekson ish-deputetja.