Vjosa Osmani: Në asnjë moment Prindoni nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton ta lexojnë

E publikuar: 10/02/2022 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë ka folur për shkrimet e bashkëshortit të saj Prindon Sadriu në raport me mediat.Thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, tha Osmani për RTK’në.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Një gjë e tillë ndodhi pasi, në media u publikua lajmi se Vjosa Osmani përgjatë kohës sa ishte deputete e Parlamentit, përgjatë viteve 2011-2014 ishte kompensuar me rreth 4 mijë euro nga shteti për rrugëtimin e saj nga Mitrovica, ndonëse jetonte në kryeqytet.

Aka folur për shpenzimet e udhëtimit në kohën kur ishte një nga 120 ligjvendësit.Tha se kur ishte regjistruar atë kohë nuk e ka ditur se do të kompensohej për udhëtim.

“Unë për herë të parë kam dëgjuar që ka kompensim për udhëtim tash kur ka dal kjo punë më media, shumë para se të flitej për emrin tim kur doli për deputetët që këtë vit kanë marrë kompensim. Atëherë kam dëgjuar për herë të parë për këtë kompensim”, tha Osmani.