22 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

E publikuar: 09/02/2022 20:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 1,554 raste të reja me COVID-19, si dhe, kanë vdekur 22 persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 1,843 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,741 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 282,147, kurse i të vdekurve është 8,658 persona.