Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka drejtuar akuza në drejtim të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ka mashtruar qytetarët për 20 vite, raporton Ekonomia Online.“Edhe në seancë më herët e patë thënë një të pavërtete. Ky njeri dhe grupi i tij nuk ka njohuri rreth prodhimit të energjisë. Kjo është tallje me qytetarë. Po u vënë hije qytetarëve.
Këta e kanë keqpërdor që po qesin lot krokodili. Nëse është dikush që i ka mashtruar qytetarët është ish kryeministri. Këta janë mashtrues dhe 20 vjet kanë mashtruar me qytetarin”, ka thënë aiPor fjala e deputetit Thaçi siç duket e ka befasuar deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.
Ky i fundit tha se për herë të parë po e dëgjon zërin e tij.Teksa ka kritikuar vendimin e ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë, Lekaj ka thënë se qytetarët do të hyjnë në krizë të thellë të varfërisë.“Po më duket që për herë të parë i’a dëgjova zërin deputetit Thaçi.
A nuk është mashtrim mos prezenca e qeverisë për qytetarët. Ma mashtrues nuk ka se kjo qeveri që ka ardhur në pozitë duke iu premtuar qytetarëve mos shtrenjtim të energjisë. A është mashtrim për kryeministrin që na ka lajthitur me shumë propozime të tij.
Nuk ka lajm më të keq se vendimi i djeshëm i ZRRE-së. Pas pak ditëve do të hyjmë në krizë të thellë të varfërisë. Qeverinë e kemi paralajmëruar që do të vijë në një krizë të thellë energjetike”, tha Lekaj.


















