Kuvendi i Kosovës sot e ka publikuar listën e plotë me shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve për periudhën 2011-2021.
Në njoftimin e lëshuar, thuhet se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
“Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në njoftim.
Përgjatë këtyre viteve, një numër i deputetëve kanë shpenzuar shuma të mëdha të parave në krahasim me deputetët e tjerë.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, në çdo listë të shpenzimeve është në pjesën e personave që kanë konsumuar më së shumti para, derisa ai ka udhëtuar nga qyteti i Prizrenit.
Shpenzimet e tij janë si në vijim: për vitin 2011 pati 810 euro, për vitin 2012 pati 4,350 euro, më 2013 pati 3,150 euro, për vitin 2014 pati 1,440 euro, për 2015 i pati 3,480, më 2016 i pati 2,580 euro, për periudhën janar-korrik të vitit 2017 i pati 1,260 euro, për gusht-dhjetor 2017 i pati 630, për vitin 2018 i pati 3,480 euro, ndërsa për vitin 2019 i pati 1,620 euro.
Ndërkohë, në listat që i ka publikuar Kuvendi, por që nuk japin të dhëna për të gjithë deputetët e periudhat, del se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, për vitin 2015 shpenzoi 2,760 euro, për vitin 2016, 870 euro, për periudhën janar-korrik të vitit 2017, 1,320 euro, për gusht-dhjetor 2017 ai nuk pati asnjë shpenzim. Ndërsa, për vitin 2020 ai shpenzoi 1,650 euro si dhe për vitin 2021 i shpenzoi 2,790 euro.
Nga Gjakova si Lekaj ka udhëtuar edhe ish-deputetja e AKR-së, Sevdije Lama, që del të jetë në pjesën e deputetëve që kanë shpenzuar më shumë të holla. Ajo është në top treshen për nëntor-dhjetor të vitit 2011 me 960 euro, për periudhën janar-dhjetor të vitit 2013 me 4,200 euro, dhe për periudhën janar-dhjetor të vitit 2014 me 1,830 euro. Ajo kishte udhëtuar nga Gjakova.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, është në top treshen për periudhën janar-gusht të vitit 2017 me 1,560 euro, periudhën janar-dhjetor të vitit 2018 me 4,590 euro, janar-dhjetor të vitit 2019 me 2,820 euro dhe për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 me 2,430 euro.
Po ashtu edhe deputetja Duda Balje ndër vite është njëra nga deputetet që ka shpenzuar më së shumëti, në top treshen për periudhën janar-dhjetor të vitit 2014 me 1,770, janar-gusht të vitit 2017 me 1,410 euro,ndhe janar-dhjetor të vitit 2021 me 2,730 euro.
E në këto shpenzime, Kuvendi shënon rekord më 2021 sa i përket parave si kompenzim për deputetët, plot 100.530, derisa më 2011 u dhanë më së paku vetëm.29.460.
Këtu keni listën e plotë të deputetëve të top tre deputetëve që janë shpenzuar më së shumti:
Për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2011 më së shumti kanë shpenzuar Sevdije Lama me 960 euro, Nait Hasani me 810 euro, Afërdita Berisha-Shaqiri dhe Afrik Kasapolli me nga 780 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2012 më së shumti kanë shpenzuar Jasmina Zivkoviq (Lista Serbe) me 4,870 euro, Rasim Demiri (VAKAT) me 4,530 euro dhe Jelena Bentiq (Lista Serbe) me 4,370 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2013 më së shumti kanë shpenzuar Alber Kinolli me 4,200 euro, Sevdije Lama me 4,200 euro dhe Gëzim Kelmendi me 4,120 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2014 më së shumti kanë shpenzuar Sevidije Lama me 1,830 euro, Duda Balje me 1,770 dhe Mursel Haljilji me 1,740.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2015 më së shumti kanë shpenzuar Nait Hasani me 3,480 euro, Armend Zemaj me 3,270 euro dhe Çerim Ramadani me 3,180.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2016 më së shumti kanë shpenzuar Armend Zemaj me 2,970 euro, Agim Ademaj me 2,930 euro dhe Nait Hasani me 2,580 euro.
Për periudhën janar-gusht të vitit 2017 më së shumti kanë shpenzuar Teuta Haxhiu me 1,560 euro, Enver Hoti me 1,470 euro dhe Duda Balje me 1,410 euro.
Për periudhën gusht-dhjetor të vitit 2017 më së shumti kanë shpenzuar Albert Kinolli 750, Rasim Selmanaj 750 dhe Bahrim Shabai 660 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2018 më së shumti kanë shpenzuar Bahrim Shabani me 4,770 euro Teuta Haxhiu me 4,590 euro si dhe Hajdar Beqa me 3,990 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2019 më së shumti kanë shpenzuar Veton Berisha me 2,910 euro, Teuta Haxhiu me 2,820 euro si dhe Albert Kinolli me 2,610 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 më së shumti kanë shpenzuar Teuta Haxhiu me 2,430 euro, Rasim Demiri me 2,340 euro dhe Albert Kinolli me 2,130 euro.
Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2021 më së shumti kanë shpenzuar Pal Lekaj me 2.790 euro, Duda Balje me 2,730 euro si dhe Yllza Hoti 2,430 euro.


















