Kjo është e arrestuara nga aksioni i madh i ‘FAST Kosova’ në Pejë

E publikuar: 08/02/2022 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, sot në Pejë, ka arrestuar një femër, e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.

E dyshuara ka vit të lindjes 1969 dhe arrestimi i saj u bë përmes një bashkëpunimi aktiv nga policia me njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova).

Ajo, sipas policisë, është e dënuar 12 vjet për trafikim droge, ndërsa ishte dhe duke u kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Pas konfirmimit të identitetit të saj, me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.