Ministria e Infrastrukturës: Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e borës

E publikuar: 07/02/2022 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se janë angazhuar ekipet për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.

Kjo është bërë e ditur nga Hysen Durmishi nga kjo ministri, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimrore të kontraktuara nga MMPHI, janë angazhuar për pastrimin e borës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Me të filluar reshjet e borës në vendin tonë, kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimrore të kontraktuara nga MMPHI, kanë dalë në teren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.

Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdesë të shtuar.