Shqiptari merr peng familjarët! Terror në Athinë (VIDEO)

E publikuar: 06/02/2022 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë nga Shqipëria e ka marrë peng familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palini” në kryeqytetin e Greqisë.

28 vjeçari i cili është baba i dy fëmijëve ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij. Ervis Hoxha, nga Berati vuan prej problemeve mendore, shkruan Top-Channel.

Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë.

Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam.

Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.

Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.