Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot 23 vjetorin e fillimit të takimit në Rambuje, nga ku doli edhe Marrëveshja e Rambujesë, siç njihet sot.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Rambujeja është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit.
Shkrimi i plotë:
”Rambujeja, marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit! Edhe më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, por asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë!
23 vjet më parë, Delegacioni i Kosovës i prirë nga Hashim Thaçi përmbylli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët me këtë përmbajtje: Tërheqjen e ushtrisë serbe dhe vendosja e trupave paqeruajtëse të prirë nga NATO, ndërtimin e institucioneve qeverisëse demokratike dhe marrja e një vendimi mbi statusin e Kosovës pas tri vitesh!
Rambujeja është hallka e parë ndërkombëtare në themel të Kosovës së lirë dhe të pavarur, duke e rreshtuar në anën e drejtë të gjeopolitikës dhe të historisë!”.

















