Policia amerikane vret një 22-vjeçar afro-amerikan, për 10 sekonda (VIDEO)

E publikuar: 05/02/2022 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet në qytetin amerikan të Minneapolis, publikuan pamjet tragjike ku oficerët qëllojnë për vdekje një 22-vjeçar afro-amerikan, në shtëpinë e tij.

Sipas policisë, Amir Locke u vra dy ditë më parë nga oficerët në apartamentin e tij pasi “po nxirrte një pistoletë nga batanija me të cilën ishte mbuluar”.

I gjithë episodi që prej hyrjes së oficerëve në apartament me çelësin e tyre deri te të shtënat ndaj Locke, zgjati dhjetë sekonda.

I riu u shpall i vdekur në spital.

E përditshmja vendase ‘Star Tribune’ shkruante se emri i Locke nuk përmendej në mandatin e kontrollit të banesës, gjatë të cilit ne video nuk dëgjohet asnjë paralajmërim nga policët.

Avokatët e familjes së të ndjerit thanë se ai zotëronte një “armë zjarri të ligjshme” dhe se nuk kishte precedentë të tjerë penalë.