Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke komentuar mesazhet që emisarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian kanë dhënë pas vizitave të fundit në Kosovë e Serbi, ka thënë se s’ka bisedime të lehta për Kosovën me ata që e njohin si shtet.
Vuçiqi theksoi se “s’ka pasur befasi të mëdha”. Megjithatë, ai i ka cilësuar jo të lehta bisedimet.
“Më kanë thënë gjithçka që e kanë deklaruar edhe publikisht. Për ne s’është e lehtë asnjë bisedë për Kosovën me ata që e njohin pavarësinë e saj dhe e vënë në pah këtë”, ka thënë ai për “Tanjug” nga Kina.
Përndryshe, gjatë vizitës në shtetin kinez, Vuçiq u takua me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ku tha se është diskutuar edhe për Kosovën.
“Diskutuam për çështjet strategjike, ruajtjen e integritetit territorial dhe përkrahjen e përbashkët në institucionet e organizatat ndërkombëtare – kjo është shumë e rëndësishme për shtetin tonë për shkak të Kosovës”, ka thënë Vuçiq për takimin me Jinping.
Vuçiq pas mesazheve nga SHBA dhe BE: Bisedime jo të lehta për Kosovën me ata që e njohin si shtet
NGA KATEGORIA