Asamblisti shqiptar i CDU-së: I kemi votat për njohjen e patentë-shoferëve nga Gjermania

E publikuar: 01/02/2022 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot edhe zyrtarisht ka hyrë në rendin e ditës të Bundesratit (Këshillit të Ministrave) të Gjermanisë pika ku do të votohet njohja e patentë-shoferëve nga Kosova.

Seanca, ku do të trajtohet kjo çështje, është paraparë të mbahet më 11 shkurt.

E votimi nuk po shihet si problem nga ana e Besnik Kelmendit, i cili që nga viti 2018 ka lobuar për këtë njohje.

Kelmendi, që është asamblist i CDU-së në qytetin e Essen-it, tha për Klankosova.tv se janë siguruar votat për një rezultat pozitiv.

“Më datën 11.2 do të votohet. Besoj 99% se i kemi numrat. Kemi lobuar shumë nga viti 2018 deri tani. Jam i bindur se do të finalizohet me sukses”.

Dokumentin e plotë mund ta gjeni:

https://www.bundesrat.de/SharedDocs/drucksachen/2021/0801-0900/858-1-21.pdf?_blob=publicationFile&v=1&fbclid=IwAR3hLeYadm-E-zSk3MXMJDobbxnx-c95UKVGXHjYBVkVbWZ5RtdeWIIz-w