Pas takimit tre palësh, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u mbajtë një konferencë e përbashkët për medie.
Aty, Kurti tha se Qeveria e Kosovës e mbështet procesin e dialogut, që sipas tij duhet të jetë parimorë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet procesin parimorë në Bruksel. Ne jemi të vendosur që integriteti, sovraniteti, kushtetutshmëria tërë kohën dhe kudo të ngelen të pacenuara nga çfarëdo e ndokujt. Unë jam kryeministër i qytetarëve pa dallim prandaj jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Ne dëshirojmë ndihmën e BE-së. Fondet dhe vlerat evropiane ne i shohim të pashkëputshme ndaj njëra tjetrës”, ka thënë Kurti.


















