Tre policë u lënduan nga protesta e sotme

E publikuar: 29/01/2022 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre policë kanë marrë lëndime të lehta trupore nga protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës.

Sipas njoftimit të Policisë, disa prej pjesëmarrësve përveç hedhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore tre zyrtarëve policorë, që ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia gjithashtu njoftoi se ka iniciuar hetim për goditjen e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, ndaj një zyrtari policor.