NATO e gatshme të përgjigjet nëse Rusia zgjedh konfliktin e armatosur

E publikuar: 28/01/2022 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleanca është e gatshme të rrisë praninë e trupave të saj në Evropën Lindore, derisa Rusia dërgon ushtarë dhe armë në Bjellorusi.

Stoltenberg, duke biseduar nga Brukseli në Uashington, tha se Moska po vendos mijëra trupa të gatshme luftarake, avionë dhe sisteme të armëve S-400 në fqinjin e saj, shkruan Aljazeera, përcjell infosot.

“Nga ana e NATO-s, ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog politik. Por ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia zgjedh një konfrontim të konfliktit të armatosur”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se tani për tani, aleanca nuk po planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.