Gastronët: Masat e reja anti Covid janë të ekzagjeruara, do t’i drejtojhemi Kuvendit

E publikuar: 28/01/2022 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.


Petrit Kllokoqi, si kryetar i saj, ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së COVID-19, të cilat, sipas tyre, janë të përshtatshme.


“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar të takohen me ne. Do t’u drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi në Klan Kosova FM.


“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punë. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH-së, e cila nga tetë përqind u rrit në 18 përqind. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”, tha Kllokoqi.


Sipas tij, bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.