Stacioni policor në Hani Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ku ka arritur që të arrestojë në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B (M/K), 32 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste ’’ me dënim burgimi prej dy (2) vite.Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
















